8 shtatori (e enjte) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Siç njoftojnë nga MPPS, të enjten do të shënohet Dita e Pavarësisë së RMV-së.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 8 shtator 2022 (e enjte) – Dita e Pavarësisë, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
“Në të njëjtën kohë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për Ditën e Pavarësisë”, thuhet në njoftimin e MPPS-së./Telegrafi/
The post Maqedoni, 8 shtatori ditë jo pune për të gjithë qytetarët appeared first on Telegrafi.