Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se një total prej 768 pacientësh pozitivë dhe të dyshuar për coronavirus po trajtohen, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 72 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 59 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit.
Janë 45 pacientë në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 35 pacientë po trajtohen në Veles, ndërsa në Kumanovë 82 pacientë. 90 pacientë janë shtruar në spitalin në Qendrën Kovide në Ohër, 93 në Prilep, ë Gostivar 73, në Strugë 40, 72 pacientë u shtruan në spitalin e Strumicës, 18 në Koçan, 18 në Kërçovë, 51 në Kavadar, 13 në Gjevgjeli dhe 7 në Dibër, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga atje shtojnë se numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirusin që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.238 dhe ka rreth 240 shtretër spitalor të zbrazët në qendrat kovide./Telegrafi/
The post Maqedoni, 768 pacientë me coronavirus po trajtohen në repartet infektive appeared first on Telegrafi.