Maqedoni: 70 përqind e rasteve të reja me coronavirus janë me llojin britanik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lloji britanik i coronavirusit është i pranishëm në 70 përqind të rasteve të reja në Maqedoni, tregojnë të dhënat e klinikës “Zhan Mitrev”.

Këtë sot e njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në konferencë për shtyp. Ai gjithashtu tha se ka rritje të numrit të rasteve të reja, por për momentin nuk ka rrezik nga mbushja e kapaciteteve spitalore.

“Për momentin nuk ka nevojë për masa kufizuese, por gjithsesi se nuk përjashtohet kjo nëse përkeqësohet situata”, tha Filipçe.

Ndryshe, ai gjithashtu njoftoi se Qeveria e ka autorizuar për të nënshkruar marrëveshje për blerjen e vaksinave ruse./Telegrafi/

Advertisement

The post Maqedoni: 70 përqind e rasteve të reja me coronavirus janë me llojin britanik appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy