6 zjarre janë lokalizuar dhe janë vënë nën kontrollon, ndërsa 6 zjarre ende janë aktive informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Zjarr aktiv ende ka në zonën e fshatit Budinarcë në Berovë, që është pjesërisht nën kontroll.

Po ashtu zjarr është aktiv ka edhe në Komunën e Sarajit. Zjarret në Komunën e Dellçevës, Rankovcit, Manastirit, Nagoriç i Vjetër dhe Prilep janë lokalizuar. Në shuarjen e zjarreve aktive po marrin pjesë 130 ndihmës nga Austria, 48 nga Sllovenia dhe 25 Bullgaria.

“Si zjarr aktiv llogaritet zjarri në Budinarcë, edhe pse pjesërisht është nën kontroll. Që nga mëngjesi aty po intervenojnë helikopteri i Armatës, pjesëtar të Qendrës Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministrisë së Punëve të Brendshme, banorët e zonës, pjesëtarët të Forcave ndërkombëtare të Sllovenisë, Austrisë dhe Bullgarisë.

Tjetër zjarr aktiv është zjarri në Saraj, fshati Rahoviç-Bukoviç dhe Llaskarcë. Zjarret në Komunën e Prilepit, në fshatrat Toplicë, Raklle dhe Nikodinë është fikur, por nuk ka përfunduar dhe e llogarisim si zjarr aktiv”, deklaroi Marija Millkova, Qendra për menaxhim me kriza.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni: 6 zjarre të lokalizuara, 6 ende aktive appeared first on Telegrafi.