Maqedoni, 57 përqind e qytetarëve nuk mund të shkojnë për pushime vjetore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rreth 29 për qind e banorëve të vendeve anëtare të BE-së të moshës mbi 16 vjeçare nuk kanë mundur të bëjnë pushim vjetor njëjavësh jashtë vendit të tyre në vitin 2019, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Tek ne në vitin 2018, kur për herë të fundit ka të dhëna nga Eurostat , 57,5 për qind e banorëve nuk mund të shkojnë për pushim vjetor njëjavor. Kjo përqindje është zvogëluar për 16 për qind në krahasim me vitin 2010 kur 74,2 për qind e qytetarëve nuk kanë mundur të shkojnë në pushim njëjavor.

Në Evropë, gjithashtu, kjo përqindje nga viti 2010 ngadalë zvogëlohet, ku 39 për qind e evropianëve nuk mund të shkojnë në pushim.

Mes vendeve anëtare të BE-së, përqindje më të lartë ka Rumania, në të cilin 54 për qind të banorëve nuk kanë mundur të shkojnë në pushim vjetor njëjavor vitin e kaluar, pas së cilës vijojnë banorët e Greqisë – 49 për qind, Kroacisë – 48 për qind, Qipros- 45 dhe Italisë – 44 për qind.

Advertisement

Në skajin tjetër të shkallës, vetëm 10 për qind e banorëve të Suedisë nuk kanë mundur të lejojnë pushim vjetor njëjavor, pas së cilës vijojnë Danimarka dhe Luksemburgu – 11 për qind, Finlanda – 12, Gjermania dhe Austria nga 13 për qind.

Krahasuar me vitin 2010, përqindja e njerëzve të cilët nuk mund të shkojnë në pushim njëjavor jashtë vendit të tyre çdo ditë shënon zvogëlim në të gjitha vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Italisë dhe Greqisë, ku është regjistruar rritje prej 4 dhe 3 për qind. Zvogëlim më i vogël është regjistruar në Letoni – 35 për qind, Maltë – 30 për qind, Bullgari dhe Poloni nga 27 për qind.

The post Maqedoni, 57 përqind e qytetarëve nuk mund të shkojnë për pushime vjetore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy