Në gjithë territorin e vendit, gjithsej 48 persona nuk kanë respektuar orën policore, ndërsa 38 prej tyre janë privuar nga liria, kurse të tjerëve u janë marrë të dhëna për masa.
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut 166 personave u është dhënë vendim për izolim, ndërsa 197 të tjerë kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.
Sipas njoftimit të MPB-së, policët poashtu kanë kontrolluar personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim dhe janë evidentuar shtatë persona që nuk e kanë respektuar këto masa, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga MPB thonë se gjatë ditës së djeshme 591 persona nuk kanë mbajtur maskë mbrojtëse.
The post Maqedoni, 48 persona nuk respektojnë orën policore, dënohen 591 persona që nuk mbajnë maska appeared first on Telegrafi.