Gjendja epidemiologjike në ditët e fundit është përmirësuar dukshëm në Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 451.

Nga MSH njoftuan se në 24 orët e fundit nga 2.853 testime, vetëm 23 raste kanë rezultuar pozitive.

Në raportin e sotëm, MSH njoftoi se janë shëruar edhe 32 pacientë, ndërsa kanë ndërruar jetë 4, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në Maqedonia ka shkuar në 155.441, prej të cilëve 149.528 janë shëruar, ndërsa 5.462 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

The post Maqedoni: 451 raste aktive me COVID-19 në të gjithë territorin e vendit appeared first on Telegrafi.