Në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur 413 raste aktive me COVID-19, prej të cilëve 158 janë në Shkup. Në departamentet infektive mjekohen 90 pacientë, prej të cilëve 26 në Shkup, ndërsa 64 në kovid-qendrat në qytetet tjera.
Sipas të dhënave të fundit nga MSH, nga 3.529 testime, janë regjistruar 10 raste të reja, ndërsa 18 pacientë janë shëruar.
MSH njoftoi se pardje janë aplikuar 4.299 vaksina. Kurse gjithsej janë vaksinuar 265.164 persona, ndërsa për vaksinim janë paraqitur 453.180.
MSH apelon tek qytetarët që të paraqiten për vaksinim në platformën “vakcinacija.mk”, pasi siç thonë, është mënyra më e shpejtë për të arritur tek vaksina./Telegrafi/
The post Maqedoni: 413 raste aktive me COVID-19, janë vaksinuar 265.164 qytetarë appeared first on Telegrafi.