Nga gjithsej 125 persona që janë regjistruar si raste të reja të të infektuarve me coronavirus në 24 orët e fundit, vetëm 60 përqind kanë vërejtur se kanë pasur kontakt me një rast të konfirmuar. Këtë e tregojnë statistikat e Institutit për Shëndet Publik.

“Nga rastet e reja të proceduara, 70 (59.8 përqind) kanë pasur kontakte me një rast të konfirmuar”, thonë nga Instituti për Shëndet Publik në një raport.

Kjo do të thotë që për 40% e rasteve të reja të të infektuarve, nuk dihet se ku ose përmes kujt e kanë marrë coronavirusin.

Nga 125 raste të reja pozitive nga 12 qytete të vendit, shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (37.1 përqind).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rastet janë regjistruar në të gjitha grupmoshat, ndërsa më e zakonshme është grupmosha 30-39 vjeç, me 27 raste pozitive. Sa i përket shpërndarjes gjinore, raportuan se 67 femra dhe 57 meshkuj janë infektuar me virusin./Telegrafi/

The post Maqedoni, 40% e rasteve të reja me coronavirus nuk e dinë se nga kush janë infektuar appeared first on Telegrafi.