Ministria e Punëve të Brendshme në RMV informon se gjatë ditës së djeshme (12.03.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuari, me çka janë sanksionuar 335 drejtues mjetesh.
Prej tyre 32 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dy mjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
“Kështu, 173 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, kurse 182 jashtë vendbanimeve. Aksionet e intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/
The post Maqedoni: 335 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në të gjithë territorin e vendit appeared first on Telegrafi.