Pas disa ditëve heshtje, nga Ministria e Financave për theksojnë se janë duke vepruar ndaj kërkesës së Ministrisë së Kulturës për hapjen e konkursit në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shqiptare, pasi 33 artistë mbetën pa punë pas përfundimit të kontratave pesëvjeçare.

Derisa artistët e lënë në rrugë presin nga institucionet që t’i rikthejnë në punë, Nga Ministria nuk sqarojnë nëse do të japin pëlqim ndaj kërkesës së Ministrisë.

“Ju informojmë se Ministria e Financave në pajtueshmëri me Ligjin për Buxhete dhe Ligjin për Ekzekutimin e Buxhetit, vepron për kërkesat e dorëzuara nga shfrytëzuesit buxhetor dhe përcjellë njoftime nëse shfrytëzuesi buxhetor ka siguruar mjete financiare për realizimin e punësimeve të reja”./Alsat/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Maqedoni, 33 punësimet në Ansambël ende pa epilog appeared first on Telegrafi.