Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se një total prej 315 pacientësh pozitivë dhe të dyshuar për coronavirus po trajtohen, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 28 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 31 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit.
Janë 16 pacientë në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 21 pacientë po trajtohen në Veles, ndërsa në Kumanovë 45 pacientë. 40 pacientë janë shtruar në spitalin në Qendrën Kovide në Ohër, 24 në Prilep, në Gostivar 16, në Strugë 24, 24 pacientë u shtruan në spitalin e Strumicës, 2 në Koçan, 12 në Kërçovë, 18 në Kavadar, 3 në Gjevgjeli dhe 13 në Dibër, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga atje shtojnë se numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirusin që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 604 dhe ka rreth 580 shtretër spitalor të zbrazët në qendrat kovide./Telegrafi/
The post Maqedoni, 315 pacientë me coronavirus po trajtohen në repartet infektive appeared first on Telegrafi.