Maqedoni: 3095 raste aktive me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aktualisht në vend ka 3.095 raste aktive të të infektuarve me Covid-19. Nga fillimi i epidemisë deri tani janë regjistruar 5.44 të infektuar, janë shëruar 2.091, ndërsa kanë vdekur 259 persona.

Pasi u hoqën pothuajse të gjitha kufizimet, çdo ditë vërehen mbi 100 persona të infektuar, ndërsa ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se së shpejti do të hapen kufijtë dhe aeroportet, që siç theksoi nuk paraqet rrezik për rritjen e numrit të të diagnostikuarve të ri.

Filipçe vlerëson se numri i rritur i pacientëve është për shkak të mosrespektimit të masave, duke apeluar vazhdimisht që mbajtja e maskës, mbajtja e distancës dhe mos grupimi do të parandalojë përhapjen e epidemisë.

Ai theksoi se hapja e kufijve me kontrollin e vendosur në aeroporte dhe mënyrën e anketimit të udhëtarëve në hyrje të shtetit, nuk paraqet rrezik për rritjen e numrit të pacientëve të diagnostikuar.

Advertisement

Deri tani në vend janë bërë 54.456 testime me Covid-19.

Gjatë 20 ditëve të fundit më shumë të infektuar janë regjistruar në Shkup ku aktualisht janë 1.785 raste aktive, prej të cilëve 413 në komunën e Çairit.

Në Kumanovë janë 254 raste aktive, në Dibër 31, Shtip 186, në Prilep ka 19 aktiv, Tetovë 338, Strugë 102, Veles aktiv 32, Manastir 14, Ohër 104, në Kavadar ka gjashtë raste aktive, Gostivar 53, Gjevgjeli 6, Strumicë 9, Kriva Pallankë 6, Krushevë 3, Koçan 27, Probistip 9, Makedonski Brod 1, nga 2 raste janë aktive në Pehçevë, Berovë 1, Vallandov katër, Kratovë 1, Shën Nikollë 15, në Kërçovë janë gjashtë raste aktive 72 dhe në gjithçka nëntë raste aktive.

The post Maqedoni: 3095 raste aktive me COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy