200 terminale për leximin e gjurmëve të gishtërinjve janë nisur nga Gjermania për në Shkup. Kompania “Dermalog” veçmë ka nisur dërgesën e parë ndërsa deri në tetor do të arrijnë gjithsej 4 mijë terminale. Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu thotë se përgatitjet për zgjedhje po intensifikohen ndërsa pas arritjes së terminaleve do të bëhet trajnim nga operatori për përdorimin e tyre.
“Planifikohej prej 25 gusht të kompletohet e gjithë procedura dhe të nisen prej Gjermanisë. Shpresojmë se deri më 1 shtator do të arrijnë në KSHZ. Nevojitet që edhe pjesa administrative duhet të rregullohet çështja në dogana dhe pastaj të arrijnë deri të Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Pjesa e parë e terminaleve që do të arrijë është 200 ndërsa në mënyrë suksesive deri një 1 tetor do të arrijnë të gjitha terminalet”, u shpreh Ditmire Shehu – nënkryetare e KSHZ-së.
Në zgjedhjet lokale në vend, votuesit do të identifikohen për herë të parë duke lexuar gjurmët e gishtërinjve. Ndërsa të sëmurët nuk do të kontrollohen me terminalet e gjurmëve të gishtërinjve, por që ata do të votojnë si më parë me një llambë UV dhe spërkatës.
“Kjo është një risi për neve si shtet për mënyrën të identifikimit të kësaj mënyre të votuesve. Ne i kemi marrë të gjitha përgatitjet se këtij lloji të identifikimit. Në fillim nga ana e operatorit ekonomik i cili e ka fituar furnizimin do t’i dorëzoj pajisjet por edhe pjesën serverike dhe softuerin. Do të ketë të angazhuar edhe ekspert për të treguar mënyrën e përdorimit të aparaturës”, shtoi nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.
Kanë mbetur vetëm dy muaj deri në zgjedhje ndërsa nga KSHZ thonë se gjithçka do të jetë gati për 17 tetor, gjegjësisht në ditën e zgjedhjeve.
Mbrëmë vonë, LSDM -ja qeveritare identifikoi edhe disa kandidatë të tjerë në Bordin Ekzekutiv, emrat e të cilëve do të shpallen më vonë gjatë ditës. Paraprakisht, partia kishte shpallur tashmë emrat e 35 kandidatëve për kryetarë komunash. OBRM-PDUKM deri më tani ka shpallur 45 kandidatë, dhe pritet të shpallë emra të rinj në fillim të javës së ardhshme. Partitë nga blloku shqiptar – BDI, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe BESA kanë shpallur gjithashtu disa nga kandidatët e tyre që do të konkurrojnë në zgjedhjet lokale.
The post Maqedoni: 200 terminale për votim janë nisur nga Gjermania, votuesit do të votojnë me maska e distancë appeared first on Telegrafi.