162 raste të reja me virus korona, nga gjithsej 778 testime janë shënuar në 24 orët e fundit. Kurba e të infektuarve sot është 20.8%. Numri më i madh i personave të prekur nga COVID-19, ashtu siç po ndodh tashmë disa javë, është regjistruar në Shkup, respektivisht 92. E dyta renditet Tetova me 32 raste.

Dje u shënua një tjetër rekord negativ. Nëntë është numri i personave që humbën betejën me virusin korona. Ky është numri më i lartë i viktimave i regjistruar deri tani në vend. Tre nga Viktimat janë nga Shkupi, një nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Gostivari. Mosha e personave që humbën jetën është nga 59 deri 81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë informoi për 5 të shëruar. Deri tani janë siguruar 23 plazma konvaleshente për trajtim të pacientëve më COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë janë bërë gjithsej 43.040 teste. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 4057. 2.159 prej tyre, apo 53.21% janë raste aktive, ndërsa 1710 persona janë shëruar, kthyer në për qindje 42.15%. Deri tani 188 persona kanë humbur jetën nga COVID-19.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni, 2.159 raste aktive me koronavirus appeared first on Telegrafi.