Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke sqaruar valën e re të të infektuarve me coronavirus, tha se pjesa më e madhe e pacientëve janë asimptomatikë ose me figurë të lehtë klinike, ndërsa vetëm 14 përqind prej tyre janë të hospitalizuar.
Ndërsa në lidhje me rritjen e numrit të vdekjeve, Filipçe tha se shumica prej tyre ose 76 përqind kanë pasur komorbiditet, gjegjësisht sëmundje në sistemin kardiovaskular, mushkëri të bardha ose diabet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Filipçe tha se nga 193 pacientët e vdekur, shumica prej tyre kanë qenë mbi moshën 60 vjeçare.
“Pas lehtësimit të masave kufizuese, praktikisht në të gjitha vendet e rajonit regjistrohen raste të reja me coronavirus”, tha Filipçe.
Ai shtoi se spitalet me këtë valë të re, po arijnë maksimumin e kapaciteteve.
Filipçe edhe një herë apeloi që të respektohen masat, para se sistemi shëndetësor të shkojë në kolaps./Telegrafi/
The post Maqedoni: 14 përqind e pacientëve me Covid-19 janë të hospitalizuar, të tjerët janë pa simptoma appeared first on Telegrafi.