Gjithsej 113 shkolla kanë dorëzuar kërkesë te Komisioni qeveritar që të mbajnë mësim me prani fizike.
Nga 113 kërkesat, 79 kërkesa kanë arritur nga shkollat fillore dhe 34 nga shkollat e mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Afati për parashtrimin e kërkesës ishte deri më 10 shtator, por nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se vinë dokumentet e dërguara me postë.
Vendimin përfundimtar nëse shkollat i përmbushin kushtet për mësim fizik nga klasa e katërt e më lart do ta sjell komisioni dhe kjo do të varet nga hapësirat dhe mundësitë teknike të objekteve, por edhe në bazë të gjendjes epidemologjike në komunës në të cilën ndodhet shkolla./Telegrafi/
The post Maqedoni, 113 shkolla kërkojnë të mbahet mësimi me prani fizike appeared first on Telegrafi.