Kryeministrat e Bullgarisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bojko Borisov dhe Zoran Zaev janë të bindur se gjatë ditëve të ardhshme do të gjendet zgjidhje për kontestet mes dy vendeve, thotë kryetari i Komitetit për politikë të jashtme në parlamentin bullgar, admirali Plamen Manushev.

Procesi është ekskluzivisht intensiv dhe shpresoj se këto punë do të ndodhin gjatë ditëve të ardhshme. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri ynë janë të bindur se do të gjendet zgjidhje e tillë. Ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva e ka shprehur qëndrimin e Bullgarisë para ministrit të tyre të Punëve të Jashtme. Fuqimisht shpresoj se do të gjejmë zgjidhje për këtë kontest dhe do ta fillojmë procesin”, tha Manushev, njofton BGNES.

Admirali Manushev thotë se është i befasuar nga deklarata e djeshme e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zaev, i cili thotë se kërkesat e Bullgarisë nuk janë të fqinjësisë së mirë, se janë armiqësore dhe joevropiane.

“Me siguri, kjo u provokua nga bisedat që ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani i ka pasur në Sofje. Nuk di pse e tha pikërisht këtë, por ne dërguam memorandum deri te të gjitha institucionet evropiane, ku themi se cilat janë kërkesat tona dhe linjat e kuqe, prej të cilave nuk guxojmë të heqim dorë dhe nga të dy palët duhet të gjendet zgjidhje kompromisi”, tha admirali Manushev.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai pajtohet me atë që kryeministri Bojko Borisov ia ka thënë ministrit Osmani se jemi të detyruar të gjejmë opsion kompromisi dhe t’i zgjidhim çështjet e kontestuara.

“Asnjë bullgar nuk dëshiron të jemi pengesë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, i cili është shtet vëllazëror dhe popull vëllazëror”, thotë kryetari i Komitetit parlamentar për politikë të jashtme.

Admirali Manushev vlerëson edhe se parlamentet e dy vendeve, po ashtu, mund të ndihmojnë në procesin e gjetjes së zgjidhjes.

The post Manushev: Zaev dhe Borissov do të gjejnë zgjidhje për mosmarrëveshjet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";