“Për fat të keq, Bullgaria pothuajse me siguri nuk do të mbështesë fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut në dhjetor për pranin në Bashkimin Evropian”, i tha agjencisë së lajmeve “BGNES” Plamen Manushev, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Bullgar dhe deputet i GERB.

Ai tha se ka informacione që Hollanda do të bllokon Shqipërinë sepse ajo ka probleme me kushtetutën e Gjykatës Kushtetuese.

“Gjyqtarët nuk janë kontrolluar për të parë nëse plotësojnë kushtin për t’u bërë të tillë. Ekzistojnë disa procedura serioze. Më duket se kjo do të ngadalësojë të gjithë procesin”, tha ai.

“Situata është bërë mjaft e komplikuar, por Bullgaria ka deklaruar kategorikisht se ka vija të kuqe nga të cilat nuk mund të devijojmë. Prandaj, Memorandumi iu drejtua të gjitha vendeve anëtare dhe institucioneve evropiane. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë duhet të jenë të pranishme horizontalisht gjatë gjithë procesit të negociatave, në të gjithë kapitujt që hapen. Nëse një nga kapitujt shkelet, negociatat e pranimit të Maqedonisë së Veriut duhet të shtyhen”, komentoi Manushev./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Manushev: Bullgaria nuk do të mbështet hapjen e negociatave të Maqedonisë me BE-në appeared first on Telegrafi.