Zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manoleva, sot ka qëndruar për vizitë pune në Shtëpinë e Shëndeit në Tetovë, ku ka takuar menaxhmentin dhe ka vizituar objektin.

Ajo tha se Shtëpia e Shëndetit në Tetovë është shembull pozitiv për investim dhe përmirësimin e kushteve për pacientët.

“Po punohet intensivisht për përmirësimin e kushteve përmes rikonstruksionit nga donacionet dhe me mjetet vetanake të qendrës shëndetësore. Drejtori më njoftoi se është në fazën përfundimtare renovimi i dhomave të vaksinimit parashkollor, ndërsa dhomat e rentgenit dentar dhe dhomat e vaksinimit të shkollave janë duke u rinovuar. Janë rinovuar tërësisht dhomat e urgjencës stomatologjike, si dhe shtatë dhoma për administratën. Qendra Shëndetësore e Tetovës është shembull pozitiv i investimit dhe përmirësimit të kushteve për pacientët dhe punëtorët shëndetësorë”, tha Manoleva.

Ajo theksoi se forcimi infrastrukturor mundëson shërbime shëndetësore më cilësore për pacientët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Me përpjekje të përbashkëta ne vazhdojmë të forcojmë shëndetin publik me pajisje, personel dhe projekte infrastrukturore. Investimet në sistemin shëndetësor janë investime për gjeneratat e ardhshme të shëndoshë”, theksoi Manoleva./Telegrafi/

The post Manoleva: Shtëpia e Shëndetit në Tetovë është shembull pozitiv në përmirësimin e kushteve të pacientëve appeared first on Telegrafi.