Manoleva: Është marrë vendim që të bëhet zëvendësimi i pajisjeve të kompresorëve të stacioneve qendrore në Klinika

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se në mbledhjen e sotme Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për gjendjen në klinikat kirurgjikale në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” Shkup lidhur me problemin me stacionin e kompresorit, si dhe për aktivitetet dhe masat e marra deri tani për të kapërcyer të njëjtat.

Nga MSH thonë se në seancë u arritën këto përfundime:

Njoftohen që institucionet publike në fushën e shëndetësisë për nevojat e institucioneve publike shëndetësore, klinikave universitare, institutit dhe qendrës urgjente Shkup duhet të bëjnë ndërrimin e pajisjeve të stacionit qendror të kompresorit me pajisje të reja, si dhe zëvendësimi i instalimit dhe dislokimi i stacionit qendror të kompresorit;

“Njoftohen që institucionet publike shëndetësore për nevojat e institucioneve publike shëndetësore, klinikave universitare, institutit dhe qendrës urgjente Shkup, në afat prej një jave, t’i dorëzojnë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut plan operativ për realizimin e aktiviteteve”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Advertisement

Para tri ditësh, të hënën, shtojnë nga atje, zëvendësministrja Manoleva ka lëshuar urdhër që klinikat universitare të vendosura në objektin e klinikave kirurgjikale në Qendrën Klinike, të fillojnë sallat e operacionit me kompresorë të jashtëm dhe gjithashtu me enë me ajër të komprimuar.

Ministria e Shëndetësisë do të udhëzojë klinikat që të prokurojnë kompresorë të jashtëm me qëllim që objektet urgjencës të funksionojnë./Telegrafi/

The post Manoleva: Është marrë vendim që të bëhet zëvendësimi i pajisjeve të kompresorëve të stacioneve qendrore në Klinika appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy