Makraduli: Në vend se në sportel, dokumentet personale do t’ju vijnë në adresën e shtëpisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një intervistë për emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, shefi i Postës së Maqedonisë, Jani Makraduli, kujtoi se qytetarët kanë mundësinë të marrin certifikatat e lindjes në adresën e shtëpisë përmes postës.

Siç njoftoi ai, Posta është në negociata edhe dokumentet tjera të mund të merren me postë, në vend që të shkohet nëpër sportele.

“Patentë shoferi, letërnjoftim …, është formuar një grup pune për të ndryshuar ligjin për të dhënat personale … pse të vini dy herë, njëherë të fotografoheni, pastaj ta merrni, kur postieri mund tua sjellë në shtëpi. Është një drejtim në të cilin jemi duke punuar seriozisht”, tha Makraduli.

 

Advertisement

The post Makraduli: Në vend se në sportel, dokumentet personale do t’ju vijnë në adresën e shtëpisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy