Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha se e ardhmja e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor qëndron në Bashkimin Evropian dhe se Gjermania është e përkushtuar ndaj këtij qëllimi.
“Nëse plotësoni, ne do të rekomandojmë”, duhet të mbetet një qasje ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian, tha Maas në fjalën e tij hyrëse në një takim virtual të Procesit të Berlinit, ku morën pjesë zyrtarë të lartë të BE dhe gjashtë ministra të jashtëm të Ballkanit Perëndimor.
Në fjalën e tij, Maas theksoi se, nga ana e saj, BE duhet të mbetet besnike ndaj angazhimeve të saj. Të vendosë qëllime ambicioze, sepse qytetarët e tyre gjithashtu kanë pritje të mëdha.
Ai përsëriti se vendet në rajon duhet të forcojnë sundimin e ligjit, të godasin korrupsionin dhe krimin, të mbrojnë lirinë e medias dhe të krijojnë një hapësirë ku demokracia mund të lulëzojë për të rinjtë dhe kështu do të ndalojë emigrimin e forcave të kualifikuara nga rajoni. Duke kujtuar se ai vizitoi kohët e fundit Beogradin dhe Prishtinën, Heiko Maas përsëriti se mesazhi i BE është i qartë.
“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë jo vetëm që do të rrisë stabilitetin rajonal, por gjithashtu do të hapë rrugën për perspektivat e anëtarësimit të të dy vendeve”, tha ai.
Ai shtoi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë treguar përparim të rëndësishëm në reformën gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit dhe se Shkupi dhe Athina kanë treguar udhëheqje historike me Marrëveshjen e Prespës./Telegrafi/
The post Maas: Duhet të fillojnë tani negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë appeared first on Telegrafi.