Lutkov: Objekti i Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës nuk do të përfundojë së shpejti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Objekti i ri i Teatrit dhe bibliotekës së Tetovës nuk do të përfundojë në një të ardhme të afërt. Ministri i Kulturës Zoran Lutkov tha se problemi nuk qëndron te buxheti i vogël, por te mosrealizimi i punimeve për mjetet që janë lëshuar deri më tani.

Lutkov e cilësoi të gabuar edhe vendimin e 2019-ës për themelimin e Teatrit të Gostivarit, pa i përmbushur fillimisht kushtet e nevojshme për funksionim.

“Nuk janë lëshuar pak para për këtë objekt, por viteve të fundit janë aneksuar aq shumë objekte në pjesën e investimeve kapitale dhe brenda viteve kemi pasur mos realizim të mjeteve të lëshuara.

Vetëm vitin e shkuar mbeten 220 milionë denarë të pa realizuara, si për mbrojtjen po ashtu edhe investimet kapitale. Ne do të prognozojmë një shumë parash dhe nëse punët do shihet se ecin mbarë do të miratojmë më shumë para.

Advertisement

Unë nuk besoj se do të përfundojë në kohë me dinamikën që po ecin punët por jo shkaku jonë por dinamikë e tillë është imponuar në vitet e fundit, por do intervenojmë që të realizohet sa më parë” deklaroi Zoran Lutkov, Ministër i Kulturës. /Alsat/

 

The post Lutkov: Objekti i Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës nuk do të përfundojë së shpejti appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy