Ministria e Kulturës dhe Turizmit do të bëjë regjistrimin e librave të shtypur nga projektet botuese deri në vitin 2017 dhe të të gjitha suvenireve të prodhuara në kuadër të projektit “Shkupi 2014” që ruhen në bodrume dhe depo. Raporti do të prezantohet në një seancë të Qeverisë për të vendosur se ku do të shpërndahen.

Ministri Zoran Ljutkov, i ftuar në Ditarin e TV Sitel, tha se shpërndarja e tyre është ndërprerë në vitin 2017, kur LSDM-ja e mori pushtetin dhe se do të bëjë përpjekje që ato libra të dalin në dritë.

Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) në një raport për vitin 2023 që e publikoi tre ditë më parë, theksoi se pa regjistrim dhe shpërndarje janë qindra mijëra ekzemplarë me origjinë nga 17 projekte kapitale për shtypjen e librave të realizuara në periudhën 2009-2019.

Ljutkov u njoftua se një milion e gjysmë libra nga këto projekte gjenden në depot në BNU “Shën. Kliment i Ohrit”, dhe në Muzeun e Maqedonisë tha janë të ruajtura qindra mijëra suvenire nga projekti “Shkupi 2014”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ESHR në raportin e publikuar për punën e Ministrisë së Kulturës në vitin 2023 theksoi edhe se 318 milionë denarë janë paguar për projekte kulturore, pa kritere të definuara qartë për shpërndarje.

“Tingëllon e tmerrshme, ndoshta kështu do të jetë raporti edhe në mesin e vitit 2024, sepse kemi pasur të njëjtat kritika për konkursin që është shpallur në vitin 2024. Sepse në realitet, në shtatë-tetë vitet e mëparshme nuk kemi pasur rregulla dhe kritere të përcaktuara qartë për ndarjen e projekteve nga interesi kombëtar dhe për këtë kemi reaguar që një pjesë e madhe e projekteve shpërndahen “nga mëngët”. Dhe ndoshta për këto arsye raporti është i saktë dhe specifik”, tha ministri.

Lidhur me Konkursin e ri për mbështetjen e projekteve me interes kombëtar në kulturë për vitin 2025, i cili është në vazhdim e sipër dhe do të zgjasë deri në fund të muajit, ai theksoi se do të dihet saktësisht se kush mund të konkurrojë për çfarë, tha ai, ka rregulla të qarta dhe janë vendosur kriteret, pikëzimi dhe caktohen shumat maksimale. Ai po ashtu ka theksuar se 18 ditë pas shpalljes së konkursit nuk ka pasur asnjë reagim për risitë për mënyrën e financimit të projekteve.

Për të kontrolluar mjetet e dhëna, jo vetëm do të përzgjidhen projektet, por do të bëhet edhe një vlerësim i realizimit dhe punonjësit e Ministrisë, siç tha ai, do ta monitorojnë nga afër procesin. Javën e ardhshme do të shpallin edhe anëtarët e komisioneve që do të miratojnë projektet dhe do t’i monitorojnë më tej.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Lutkov: Një milion e gjysëm kopje të librave ndodhen nëpër depo, shpërndarjen e tyre e ndaloi LSDM-ja në vitin 2017 appeared first on Telegrafi.