Lumi Vardar, i papastruar prej dekadash!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shishe plastike, qese, mbeturina ndërtimore, batanije, letra, çanta … Sende të tilla do të gjeni në lumin Vardar. Për dekada askush nuk e ka pastruar deponinë tonë në lëvizje. Në të hidhen mobilje, aparate teknike, madje edhe automobila të vjetër. Shkupi nuk ka as një stacion për trajtimin e ujërave të zeza, kështu që ujërat fekale përfundojnë direkt në ujërat e Vardarit. Të gjitha Qeveritë premtuan lumë më të pastër dhe aksion të tillë për Vardarin u paralajmërua para dy viteve nga kryetari aktual i Qytetit të Shkupit.

“Unë pres që sistemi kolektor të përfundojë deri në vitin 2020. Atë vit pritet tender i madh ndërkombëtar për ndërtimin e një stacioni për trajtimin e ujërave në Qytetin e Shkupit, pas së cilës ne parashikojmë që ai të përfundojë në vitin 2023 dhe Shkupi më në fund do të ketë ujë blu në lumin Vardar”, deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit (12 qershor 2018).

Por sistemi kolektor nuk është përfunduar. Duhej të ndërtohej deri në shkurt. Ministria e Mjedisit Jetësor për Alsat thotë se 75% ka përfunduar, por nuk dihet saktësisht se kur do të jetë gati tërësisht. Ujësjellësi i Shkupit ende nuk ka zgjedhur kompani për të ndërtuar stacionin e pastrimit.

NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup:

Advertisement

“Për këtë, është publikuar thirrje për të gjitha palët e interesuara që plotësojnë kërkesat, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për para-kualifikimet është deri më 01.10.2020.”

Për pastrimin e ujërave që derdhen në lumin Vardar në pjesën e luginës së Shkupit, shteti ka në dispozicion 136 milion euro para evropiane. Disa janë hua, disa janë grante të pakthyeshme, por ende nuk janë siguruar të gjitha./Alsat/

The post Lumi Vardar, i papastruar prej dekadash! appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy