Lukarevska: Vetëm një kompani që nuk ka plotësuar kushtet e ndihmës ka kthyer parat e shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhurave Publike, Sanja Lukarevska, thotë se vetëm një kompani që ka marrë subvencione nga shteti për pagat, dhe e cila nuk i ka përmbushur kushtet e parashikuara për marrjen e saj, ka kthyer tërë shumën e ndihmës.

Ndryshe, në dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti, janë bërë kontrolle në 60 kompani në industrinë e hotelierisë, ndërtimit, agjencive të shitjes me pakicë dhe udhëtimit si dhe në hotele. Ata morën subvencione shtetërore për pagat vitin e kaluar në prill, maj dhe qershor ose tetor, nëntor dhe dhjetor, por nuk kanë paguar pagat e punëtorëve.

Sipas Lukarevskës, kontrollet janë bërë pas raportimit nga qytetarët dhe bazuar në analizë të DAP-it të kompanive që kanë marrë ndihmë dhe nuk kanë paguar pagën.

“Në 16 prej tyre është përcaktuar se nuk e përmbushin kushtin për mbështetje financiare, sepse në muajt kur është përdorur ndihma, të ardhurat nuk janë zvogëluar me 30 për qind. Shtatë kompani zvogëluan numrin e të punësuarve nga ai ligjor në ato muaj, ndërsa dy kompani nuk i plotësuan kushtet për subvencione, numrin e të punësuarve dhe uljen e të ardhurave, ndërsa dy kompani nuk lejuan që inspektorët të hyjnë në kompani” sqaroi drejtoresha e DAP-it.

Advertisement

Vetëm një kompani e ktheu ndihmën financiare, sepse nuk i plotësonte kushtet për marrjen e saj, ndërsa dy të tjera duhet t’i kthejnë paratë me interes.

“Të gjithë shkelësit e ligjit do të gjobiten, ndërsa për disa prej tyre tashmë janë dhënë veprime të mëtejshme në Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa policia financiare do të hyjë në dy kompani punëdhënësit e të cilave nuk bashkëpunuan me inspektorët”, tha /Lukareska./Telegrafi/

The post Lukarevska: Vetëm një kompani që nuk ka plotësuar kushtet e ndihmës ka kthyer parat e shtetit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy