Deputetja e LSDM-së, Sanja Lukarevska tha se edhe socialdemokratët mbështesin idenë për shfuqizimin e Balancuesit, mekanizmit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në administratën publike.

“Edhe ne jemi për shfuqizimin e Balancuesit. Balancuesi duhet të paraqesë sistem të shpërblimit adekuat, megjithatë me kritere strikte. Nga ana tjetër duhet ta lëmë Gjykatën Kushtetuese t’i marrë vendimet, dhe asnjë parti politike nuk duhet assesi të përzihet në marrjen e këtij vendimi”, theksoi Lukarevska në në “Daily Click”.

Lukarevska foli edhe për problemin me Bullgarinë dhe për retorikën aktuale të OBRM-PDUKM-së ndaj fqinjit lindor.

“Korniza i përket BE-së dhe nuk është çështje dypalëshe. Të gjithë faktorët politikë pajtohen se rruga drejt BE-së nuk ka qenë asnjëherë e drejtë, as e lehtë, apo pa pengesa posaçërisht për Maqedoninë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse shohim se çfarë ndodhi në zgjedhjet parlamentare për euroskepticizmin që ishte evident në të gjitha sondazhet tona të mundshme, populli është mjaft i lodhur nga pengesa të tjera. Nëse do të kalonin amendamentet kushtetuese, ne do të vazhdonim rrugën drejt BE-së dhe për këtë kemi insistuar kaq shumë që të hapen ndryshimet kushtetuese dhe pastaj të hapen kapitujt dhe të jemi pjesë e BE-së.

Vala e faktit që ne nuk pranojmë asgjë nën diktatin bullgar, dhe fushata që udhëhiqej nga opozita e atëhershme, dhe tani shohim një retorikë tjetër dhe për të kuptuar se do të duhet të kërkojmë një zgjidhje evropiane për problemin dhe mbështetje nga BE-ja”, tha Lukarevska./Telegrafi/

 

The post Lukarevska: LSDM mbështet idenë për shfuqizimin e Balancuesit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";