Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhurave Publike, Sanja Lukarevska theksoi se përmes sistemit E-tatime, më së voni deri më 10 të muaji, punëdhënësit mund të aplikojnë për mbështetje financiare, për pagimin e pagave në tetor, nëntor dhe dhjetor 2020.
Së bashku me Ministrin e Financave, Fatmir Besimi njoftoi se kategoritë e cenueshme të qytetarëve dhe pensionistët me të ardhura të ulëta do të marrin fonde nga ndihma sipas paketës së katërt të masave drejtpërdrejt në llogaritë e transaksionit, ndërsa jo në kartat e pagesës si më parë.
Kur u pyet nga një gazetar në lidhje me kompanitë që keqpërdorën ndihmën shtetërore, Lukarevska tha se DAP ka bllokuar llogaritë e të gjitha ndërmarrjeve dhe disa prej tyre tashmë u ishin tërhequr fondet nga ndihma shtetërore.
“Emrat e të gjitha kompanive që abuzojnë me ndihmën do të vazhdojnë të publikohen, në mënyrë që publiku t’i njohë ato dhe në të njëjtën kohë të inkurajojë ndërmarrjet e tjera që të mos kryejnë abuzime të tilla”, tha Lukarevska./Telegrafi/
The post Lukarevska: DAP u bllokon xhirollogaritë e kopmanive që keqpërdorin ndihmën shtetëore appeared first on Telegrafi.