Katër persona mbrëmë vonë kishin arritur të tejkalonin murin e kopshtit zoologjik dhe kishin tentuar të vjedhin por u ndaluan nga pjesëtarët e sigurimit.

Parandalimi i vjedhjes është bërë nga luani i sapoardhur në kopsht me emrin “Chaka” i cili kishte dëgjuar “mysafirët e paftuar” dhe kishte filluar të bëjë britma të mëdha.

Kjo sjellje e pazakontë e luanit kishte alarmuar pjesëtarët e sigurimit që erdhën në vendin e ngjarjes dhe izoluan grabitësit, dhe pastaj thirrën policinë.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar dhe se gjatë ditëve në vazhdim do të tregojnë për ngjarjen. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Luani parandalon vjedhjen në Kopshtin zoologjik në Shkup appeared first on Telegrafi.