
“Me dy paga e gjysmë minimale nuk mund të mbulohet shporta minimale sindikale, ndaj paga minimale duhet të jetë 500 euro”, kështu thotë Ljupço Radovski, anëtar i LSM-së.
“Duhet të kuptojmë se nëse paga nuk rritet pak më shumë se ajo që tani thuhet harmonizim, nuk është rritje, por harmonizim i pagës minimale, do të jetë shumë pak për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve. Ne nuk e përpilojmë shportën minimale për të parë nëse dikush blen apo nuk blen dhe nëse dikush mund të blejë apo nuk mund të blejë. Por se çfarë i duhet një familjeje prej katër anëtarësh për të jetuar një jetë normale, modeste brenda një muaji për ta përballuar të gjitha këtë,” tha Ljupço Radovski nga LSM.
Organizata e Punëdhënësve thotë se duhet vetëm harmonizim i pagës minimale sepse ajo tashmë është më e lartë në krahasim me vendet e tjera.
“Qëndrimi i organizatës së punëdhënësve është se në këtë moment, duke qenë se kemi pagë minimale mesatare shumë më të lartë se mesatarja e vendeve të tjera, duhet vetëm të bëhet harmonizim i pagës minimale me kriteret ligjore 50 për qind të pagës mesatare dhe 50 për qind të normës së inflacionit për të mbrojtur fuqinë blerëse të pagës minimale dhe sipas të dhënave të fundit, ajo duhet të jetë diku rreth 24,400 denarë,” deklaroi Angell Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve.
Sipas ligjit, paga minimale duhet të rritet për 1.800 denarë, gjegjësisht do të jetë 24.400 denarë dhe do të përcaktohet në mes të marsit në këshillin e ardhshëm ekonomiko-social.
The post LSM: Paga minimale duhet të jetë 500 euro, të përmirësohet standardi i jetesës së qytetarëve appeared first on Telegrafi.