LSM me protesta të mërkurën: Si do të jetonin deputetët me pagë 450 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy ditë para protestave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), sindikalistët thonë se nuk mund të ketë para për deputetët dhe të mos ketë për punëtorët.

Ata kërkojnë nga deputetët në Kuvend që të propozojnë dhe votojnë propozimin e LSM-së për rritje shtesë të pagës minimale për 6.000 denarë, si dhe rritje të të gjitha pagave tjera në sektorin privat me rritjen e pagës minimale.

“Shefat e Odës Ekonomike të pranojnë dorën e zgjatur të punëtorëve për rritjen e pagave për të mbajtur punëtorë të kualifikuar në Maqedoni. Qeveria duhet të qëndrojë në anën e punëtorëve, të ndalojë marrjen e vendimeve të njëanshme në dëm të punëtorëve, të respektojë dialogun social, të ndalojë sulmet ndaj sindikatave dhe përpjekjet për të mbyllur gojën e punëtorëve”, thonë nga LSM.

Prej atje shtojnë se sulmet ndaj punëtorëve janë intensifikuar në përpjekje për të skualifikuar punëtorin që kërkon 500 euro pagë për të mbijetuar.

Advertisement

“Sulmi ndaj njërit prej nesh – punëtorëve është sulm ndaj të gjithë neve – punëtorëve! LSM kërkon pagë minimale prej 500 euro dhe rritje të pagave të tjera me 100 euro”, thonë nga LSM.

OBRM-PDUKM-ja në pushtet sot akuzoi kryesinë e LSM se marrin paga të larta, por edhe se disa prej tyre fitojnë edhe të ardhura të tjera që vijnë nga aktivitetet jashtë punës në LSM. Petrushevski e drejtoi gishtin drejt sindikalistëve më të zëshëm Sllobodan Trendafilov, Trpe Deanovski dhe Ivan Peshevski, për të cilët konsideron se janë vazhdë e LSDM-së, BDI-së dhe “Të Majtës”.

Vendimi për protestë nga LSM, vjen pasi Qeveria të martën miratoi informacionin për rritjen e pagës minimale për rreth 1800 denarë neto./Telegrafi/

The post LSM me protesta të mërkurën: Si do të jetonin deputetët me pagë 450 euro appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy