Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë reagoi ndaj propozimit qeveritar ku propozohet që dita e diel të jetë ditë pushimi duke thënë se ky propozim është është i papranueshëm.

“Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Ekonomik-Social, LSM shprehu pakënaqësinë e asaj që pas gjashtë muaj bisedime për detajet për mënyrën dhe procedurën për realizimin e kësaj të drejta, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe ministrja, e cila është edhe kryetare e KSE-së, Jagoda Shahpasnka e ndryshoi konceptin dhe propozoi që krahas Ligjit për marrëdhënie pune të rregullohet edhe Ligji për tregti”, thuhet në njoftimin e LSM-së.

Sipas tyre, dita e diel si ditë pushimi duhet të rregullohet me Ligjin për marrëdhënie pune dhe se nuk duhet të rregullohet me ligje të tjera të posaçme.

Ata propozojnë edhe rritje të shtesës në pagë për punën gjatë ditës së diel më pak 100% për çdo orë ta kaluar për të gjithë punëtorët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“LSM propozoi se është e nevojshme të paraqiten punëtorët me emër dhe mbiemër dhe të cilët do tv angazhohen të punojnë të dielën”, thonë nga kjo sindikatë.

LSM nuk pajtohet që Qendrat Tregtare të punojnë gjatë ditës së diel dhe po ashtu nuk janë caktuar se cilët vende do të mund të punojnë për shkak se formulimi i ligjit nuk është i qartë dhe i njëjti ligj mund të jetë burim i manipulimeve dhe keqpërdorimeve./Telegrafi/

The post LSM kundër propozimet të Qeverisë së Maqedonisë për shpalljen e ditës së diel si ditë pushimi, ka disa vërejtje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";