LSM kërkon takim urgjent me Qeverinë për rritje lineare të pagave për 2806 denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon takim urgjent me kryeministrin, zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike dhe ministrat e financave dhe të punës dhe politikës sociale për kërkesën për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë.

LSM-ja ka reaguar këtë fundjavë se buxheti suplementar nuk parashikon mjete për këtë qëllim, siç ishte premtuar gjatë negociatave për Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik.

“Sipas rebalancit të prezantuar të Buxhetit nga Ministri i Financave dhe analizës së LSM-së, nuk kemi parë se ka paraparë mjete për rritje lineare – solidariteti të pagave në vlerë neto prej 2.806 denarë, siç kërkohet nga LSM në marrëveshjen kolektive për sektorin publik dhe gjatë negociatave që i zhvilluam me ekipin e ministrave, u siguruam se me rebalancin e buxhetit do të kemi rritje lineare”, tha në deklaratë për MIA, kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.

Nëse kjo nuk ndodh me buxhetin suplementar, sindikata njofton se nga shtatori do të kërkojë rritje të pagave për 18.4 për qind, duke u bazuar në nenin 8 të Ligjit për pagën minimale, i cili parashikon harmonizimin e pagave të tjera me pagën minimale.

Advertisement

LSM nuk e përjashton mundësinë e grevës së përgjithshme, nëse premtimi nuk realizohet.

The post LSM kërkon takim urgjent me Qeverinë për rritje lineare të pagave për 2806 denarë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy