
Në seancën e ardhshme të qeverisë të martën do të propozohen tre anëtarët e Komisionit për ërcaktimin e Përfaqësueshmërisë së Sindikatave, paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski. Në një deklaratë për media, duke komentuar kërkesën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për rritjen e pagës minimale, Mickoski tha se fillimisht duhet të zgjidhet përfaqësuesi përfaqësues i sindikatës, e më pas të bisedohet për rritjen e pagës minimale.
“Më vjen keq që Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ngadalë, por me siguri po shndërrohet në skenë partiake apo zëdhënëse e koalicionit të Majtë, LSDM dhe BDI, dhe praktikisht atë që këta e thonë në Parlament, ata e thonë në konferenca për media. Ata zgjodhën këtë mënyrë për të funksionuar. Më vjen keq që ka munguar në të kaluarën ky propozim. Mendojnë se tani do ta shterojnë buxhetin dhe ne do të japim 100-200 milionë denarë, për ta nuk ka për rrugë, kopshte, shkolla, kanalizim…”, tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Komunën e Ilindenit.
Shtoi se si Qeveria do ta pranojë kërkesën e sindikatave për rritjen e pagës minimale në 30.000 denarë nëse sindikatat dhe punëdhënësit bien dakord për këtë shumë, por shpenzimet do t’i mbulojnë plotësisht punëdhënësit.
“Kontributet shtesë që do t’i paguante Qeveria, nuk janë të parapara në Buxhet”, tha Mickoski.
LSM të hënën në një konferencë për shtyp bëri të ditur se kërkon rritje shtesë të pagës neto prej 6.000 denarë, ndërsa punëdhënësit një vit të lirohen nga kontributet sociale, përkatësisht kontributet t’i subvencionojë shteti.
Një propozim i tillë, sipas deklaratave të disa përfaqësuesve të punëdhënësve, nuk është i pranueshëm dhe vendimi duhet të merret nga Këshilli Ekonomik Social, i cili tani për tani nuk ka caktuar seancë.
The post LSM kërkon rritjen e pagës minimale, Mickoski: Paratë për kontribute shtesë që do t’i paguante Qeveria nuk janë paraparë në buxhet appeared first on Telegrafi.