Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon nga kryetari i Komisionit kuvendor për punë dhe politikë sociale që në afatin më të shkurtë të caktojë seancë, ku do të shqyrtohen ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie të punës, me të cilat dita e diel shpallet ditë jopune.

“Në atë mënyrë do të plotësohen të gjitha supozimet ligjore, ndryshimet e ligjit të vendosen në rend të ditës së seancës në Kuvend, me kohë, që të mund punëtorët të shfrytëzojnë të drejtën që dita e diel të jetë ditë jopune me fillim prej 1 tetorit të këtij viti, siç ishte kontraktuar nga të gjithë partnerët socialë në shtet”, theksojnë nga LSM.

Prej aty presin, siç thonë, që ajo që është kontraktuar në nivel të Këshillit ekonomiko-social, të respektohet dhe të realizohet nga ana e Kuvendit.

The post LSM kërkon që në afat sa më të shkurtë të caktohet seancë e Komisionit për punë për ndryshimet e LMP-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";