LSM kërkon kthimin e shpenzimeve të ushqimit, transportit dhe rritjen e pagës minimale në 450 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) tradicionalisht do të protestojë më 1 maj, me ç’rast këtë vit do të kërkojë kthimin e shpenzimeve për ushqim dhe transport në vlerë prej 20 për qind të pagës mesatare dhe rritje të pagës minimale në të paktën 450 euro, që në 100 ditët e para të qeverisjes së re, njoftoi kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.

“Ne punëtorët po protestojmë dhe në 1 maj do të kërkojmë kthimin e shpenzimeve të ushqimit dhe transportit, të drejtë që e humbëm në vitin 2009 për shkak të sistemit të llogaritjes së pagave bruto në Maqedoni. Do të kërkojmë rritje të pagave dhe që në 100 ditët e para të qeverisë së re, sidomos rritje të pagës minimale, të paktën në 450 euro, aq sa është në rajon, që të mos e vendosim veten në një situatë ku qytetarët tanë, punëtorët nga Maqedonia, ndërtojnë ekonomi të huaja dhe punojnë për interesa të huaja”, tha Trendafilov.

Ai theksoi se punëtorët do ta mbrojnë Shtëpinë e Punëtorëve edhe nga institucionet që e kanë marrë atë.

“Le të vijnë të provojnë fatin”, tha ai./Telegrafi/

Advertisement

The post LSM kërkon kthimin e shpenzimeve të ushqimit, transportit dhe rritjen e pagës minimale në 450 euro appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy