Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon qe nesër të pranohet rritja e pagës minimale dhe pagesa e K-15 për sektorin publik.
“Punëtorët presin përgjigje pozitive ndaj propozimit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë dhe rritja graduale e të gjitha pagave tjera sipas Marrëveshjes kolektive”, thonë nga LSM.
Ata theksojnë se në takimin e nesërm që kanë me qeverinë presin të pranohet kërkesat e tyre.
“Për shkak të krizës së coronavirusit dhe energjetike nevojitet rritja e pagave dhe këtë e dëshmon e analiza e profesorëve eminent ku thuhet se rritja e pagës minimale nuk ka efekt negativ ndaj firmave dhe ndikon nuk ndikon në uljen e përfitimit të tyre”, thonë nga LSM./Telegrafi/
The post LSM: Kërkojmë nesër të pranohet kërkesat për rritjen e pagës minimale në Masqedoni appeared first on Telegrafi.