Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) bën thirrje për grevë me qëllim të mbrojtjes së të drejtave ekonomike dhe sociale të anëtarëve të saj dhe të punësuarve në sektorin publik nga marrëdhënia e punës. Siç bënë të ditur nga LSM, greva është paralajmëruar për më 22 qershor, ndërsa afati për përmbushjen e kërkesave të tyre është deri më 21 qershor të këtij viti.
Nga LSM-ja njoftuan se greva organizohet për mbrojtje të të drejtave ekonomike dhe sociale dhe realizimin e këtyre kërkesave nga marrëdhënia e punës – lidhje e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për sektorin publik me rritje të përcaktuar të pagave të të punësuarve në sektorin publik për 2.806 denarë në vlerë neto, sipas rritjes së pagës minimale të publikuar në gazetën zyrtare nga 24 shkurti i vitit 2022 dhe të drejtë të konfirmuar të regresit për pushim vjetor në vlerë prej 30 deri 100 për qind të bazës.
Siç theksojnë nga LSM, vendim për thirrje për grevë bashkë me paralajmërim me shkrim për grevë është dorëzuar në Qeveri, Kuvend dhe te kryetarët e komunave në drejtim të paralajmërimit të grevës sipas Ligjit për marrëdhënie pune.
Sipas Vendimit, siç bëjnë të ditur, në grevë hyjnë të punësuarit në sektorin publik, më 22 qershor, ndërsa grevistët do të grevojnë në vendet e tyre të punës. Nuk përjashtohet mundësia që greva të zhvillohet edhe përmes shprehjes së formave të ndryshme të pakënaqësisë së punëtorëve dhe presionit sindikalist.
“Përkujtojmë se Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë që më 29 korrik të vitit 2021 në Qeveri dhe te kryetari i Qeverisë ka dorëzuar propozim për marrëveshje të përgjithshme kolektive për sektorin publik, ndërsa nga ana e Qeverisë, KKQRMV ishim informuar se në drejtim të realizimit të angazhimeve të përgjithshme, shkresa me propozimin është dorëzuar për veprim të mëtutjeshëm kompetent në MPPS. Edhe pse u mbajtën disa takime sa i përket propozimit të LSM-së për Marrëveshje të Përgjithshme Kolektive për sektorin publik nuk pati marrëveshje”, njoftuan nga LSM.
LSM vlerëson se nëse votohet ribalanci i buxhetit pa u paraparë mjete për rritje të pagave në sektorin publik në atë rast nuk do të mund të veprohet sipas ligjit dhe nuk do të ketë mjete për harmonizimin e pagave të të punësuarve në sektorin publik as nga 1 korriku siç është kërkesa e LSM-së, as në Afatin ligjor për harmonizimin e pagave.
The post LSM bën thirrje për grevë në sektorin publik appeared first on Telegrafi.