Zgjedhjet në Shtip janë të suksesshme, rreth 14,500 qytetarë kanë dalë për të votuar, informoi kryetari i Organizatës Komunale të LSDM-së, Aleksandar Kangalov.
Ai thotë se është përmbushur censusi i daljes prej 33.3 për qind për zgjedhje të suksesshme.
Ai thotë se Qendra Analitike e LSDM-së do të presë rezultatet, pas çka do të dihet nëse është zgjedhur kryetari i komunës në raundin e parë, ndryshe kjo komunë do të duhet të shkojë një raund të dytë më 27 dhjetor.
Në Shtip, 41,777 qytetarë janë regjistruar në listën e votuesve, të cilët votuan në 77 vendvotime. Vendvotimet janë mbyllur dhe numërimi i votave është duke u zhvilluar.
Advertisement
The post LSDM: Zgjedhje të suksesshme në Shtip appeared first on Telegrafi.