Nëpërmjet një kumtese të LSDM-së thuhet se ata kanë ndërtuar koncept për kthimin e TVSH-së te qytetarët e që realizohet përmes disa masave dhe projekteve.

“Një nga masat është edhe kthimi i 15% të TVSH-së së përllogaritur, përkatësisht ‘TVSH-ja ime’, përmes së cilës nga fillimi në korrik deri në mars 2020, apo për 9 muaj qytetarëve u ka kthyer 10.7 milionë euro”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se që nga fillimi i masës ‘TVSH-ja ime’ ka pasur sukses dhe se me kjo masë ndihmon të mos ketë ekonomi joformale.

“Për periudhën tetor-dhjetor 2019, kthimi është më i lartë për 35.8% në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa për periudhën janar-mars 2020, kthimi është më i lartë për 37.8% në krahasim me tremujorin e kaluar’, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: ‘TVSH-ja ime’ u ktheu 10.7 milionë euro qytetarëve appeared first on Telegrafi.