LSDM: Tentimet për bllokim të shtetit nga ana e OBRM-PDUKM-së nuk patën sukses

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese e ka akuzuar OBRM-PDUKM-në për bllokim të zhvillimit të vendit.

Nga LSDM thonë se partia që tani është në opozitë, për 11 vjet e ka larguar shtetin nga rruga e integrimeve euro-atlantike dhe e ka robëruar.

“Pas zgjedhjeve demokratike, regjimi u mposht nga ana e qytetarëve dhe shteti përfundimisht filloi të ecë përpara. Guximi, vizioni dhe politikat shtetërore të Zoran Zaevit, sollën nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, me të cilën u zgjodh kontesti tredekadësh për emrin me Greqinë”, thonë nga LSDM.

Ata shprehen të bindur se edhe në zgjedhjet e 15 korrikut, do të dalin fitues dhe siç thonë, do të vazhdojnë me zhvillimin e shtetit./Telegrafi/

Advertisement

The post LSDM: Tentimet për bllokim të shtetit nga ana e OBRM-PDUKM-së nuk patën sukses appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy