LSDM akuzon ministrin e MPB-së, Pançe Toshkovskin dhe OBRM-PDUKM-në se janë të paaftë për të vendosur siguri në rrugët e vendit.
“Mbrëmë ka ndodhur një tjetër në serinë e të shtënave, kësaj radhe në Haraçinë, ka pasur edhe të lënduar rëndë. Me Toshkovskin në krye të MPB-së dhe OBRM-PDUKM-në në pushtet, rrugët janë bërë të pasigurta, të shtëna në çdo hap. Kriminelët sulmojnë në rrugë sepse nuk kanë frikë nga Toshkovski.
Para një jave ka pasur të shtëna dhe vrasje në afërsi të QT Mavrovka, më parë në Hasan Beg, në Çair, Batincë, Tetovë, në rrugën e Plastikave…
Asnjë gjurmë apo zë nga autorët, nga 8 vrasje dhe tentativa për vrasje, Toshkovski mezi e ka zbardhur një.
Toshkovski nuk ka kontroll as mbi kufirin verior, i cili i është dorëzuar menaxhmentit privat të VLEN-it. Ju nuk e dini se çfarë po ndodh atje dhe si do të shkojë. Kriminelët ikin nga burgjet dhe Toshkovski nuk mund t’i gjejë”, akuzojnë nga LSDM.
Nga atje pyesin se a do të kërkojë sot Mickoski llogari nga Toshkovski apo do të vazhdojë ta mbrojë atë?./Telegrafi/
The post LSDM: Të shtëna të reja në vend, paaftësia e Toshkovskit është një kërcënim për sigurinë appeared first on Telegrafi.