Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media apelojnë tek qytetarët që t’i respektojnë masat për mbrojtje nga coronavirusi. Nga kjo parti thonë se numri i infektimeve rritet në të gjitha vendet.

Nga LSDM thonë i kanë pranuar masat e propozuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive dhe të njëjtat do të votohen në Kuvend në afat sa më të shkurt të mundshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse rritet numri i të infektuarve, Komisioni për Sëmundje Infektive sot në Qeveri do të propozojë masa të reja, të cilat përfshijnë kufizim të kapacitetit të njerëzve në transportin publik deri në 50 përqind, ndalesë për çdo festë (ngjarje) dhe punë e operatorëve publik deri në orën 23:00”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Të gjithë duhet t’i respektojmë masat për mbrojtje nga COVID-19 appeared first on Telegrafi.