LSDM: Të gjitha paratë kriminale të OBRM-PDUKM-së t’u kthehen qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia maqedonase në pushtet LSDM, kërkon që “OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski të gjitha paratë e fituara në mënyrë kriminale duhet t’ua kthejnë qytetarëve”.

Nga LSDM thonë se “ky vendim do të ishte më i drejti sepse ato para janë të cilat u janë vjedhur qytetarëve për 11 vite me radhë”.

“Aktvendimi në rastin “Talir 2” ka konfirmuar se OBRM-PDUKM ka punuar në mënyrë joligjore, në shpinë të qytetarëve, ndërtuan selinë luksoze dhe blenë objekte edhe në tredhjetë qytete tjera të shtetit. Pasi të hyjë në fuqi aktvendimi, hapet mundësia që ky objekt të shitet apo të ridedikohet, të kthehet aty ku është marë, tek qytetarët”.

“Krimi i OBRM-PDUKM-së është vërtetuar edhe në lëndë tjera sikurse “Fortesa-Shënjestra”, “Parcelat në Vodno”, “Tanku”, ndërsa në procedurë e sipër janë edhe lëndë tjera”, thonë nga LSDM.

Advertisement

Ata pohojnë se OBRM-PDUKM në “Palatin e bardhë” kanë shtruar pllaka me vlerë 100 mijë euro, parket luksoz nga Italia me vlerë 76 mijë euro, vazo 180,000 euro, ndërsa për këto, shprehen se duhet të kërkojnë falje./Telegrafi/

The post LSDM: Të gjitha paratë kriminale të OBRM-PDUKM-së t’u kthehen qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy