LSDM: Tani duhet bashkim dhe disiplinë në respektimin e masave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se me qëllim që të sigurohet reagim i shpejtë dhe efikas për parandalimin e përhapjes së koronavirusit është vendosur ora policore gjatë fundjavës.

Sipas tyre, masat e tilla janë të nevojshme që të pengohet përhapja e koronavirusit dhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve.

“Virusi Kovid-19 është një dukuri reale dhe prandaj askush nuk guxon ta injorojë këtë kërcënim, sepse në atë mënyrë e rrezikon gjendjen e vet shëndetësore dhe kolektive. Virusi është i pranishëm dhe i rrezikshëm dhe vetëm me respektimin e masave do t’ia dalim”.

“Treguam se kemi strategji të mirë, masat efikase kanë dhënë rezultate, por vetëm së bashku me qytetarët dhe me respektim të vazhdueshëm të masave për mbrojtje mund t’ia daëlim”, thonë nga LSDM.

Advertisement

Ata bëjnë apel për mbajtje të maskave, dezinfektim dhe mbajtje të distancës fizike./Telegrafi/

The post LSDM: Tani duhet bashkim dhe disiplinë në respektimin e masave appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy