
“Shëndetësia është në kaos dhe para kolapsit, kurse Taravari dhe Mickoski luajnë me hapjen e temave etnike për të ndarë qytetarët”, thonë nga opozitarja LSDM, duke akuzuar se s`ka ilaçe, se kanë ndërruar jetë mbi 20 fëmijë për shkak të moskujdesit shëndetësor dhe mungesës së shërbimit cilësor.
Sipas LSDM-së, përgjegjësi patjetër të ketë nga njerëzit që udhëheqin me Ministrinë e Shëndetësisë, duke drejtuar gishtin tek Ministri, Arben Taravari.
“Tetë muaj kaluan pasi Qeveria e Mickoskit dhe Ministrit Taravari premtuan se do të sigurojnë punësime për specializantët në shëndetësi. Pas tetë muajve, s`ka punësime të specializantëve. As Mickoski e as Taravari, nuk përmbushën premtimet. Edhe specializantët edhe qytetarët janë viktima të paaftësisë së kësaj qeverie. Madje Taravari haptazi thotë se çfarë ka si prioritet: temat etnike e jo shëndetësinë” thonë nga LSDM.
The post LSDM: S’ka punësime të specializantëve, qeveria ka prioritet temat etnike dhe jo shëndetësinë appeared first on Telegrafi.