LSDM: Shumë shpejt presim vaksinat nga Pfizer, të siguruara nga Serbia

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Situata me pandeminë e coronavirusit në vend po stabilizohet, numri i rasteve të të reja dhe vdekjeve është zvogëluar, numri i njerëzve të shëruar po rritet. Numri i pacientëve të shtruar në vend është përgjysmuar, gjë që ul ndjeshëm presionin mbi sistemin shëndetësor dhe personelin mjekësor”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Sipas tyre, stabilizimi i situatës është për shkak të respektimit të masave nga shumica e qytetarëve dhe inspektimeve të intensifikuara.

“Këto janë tendenca pozitive, por ne nuk duhet të relaksohemi. Përkundrazi, ne të gjithë, si më parë, duhet të vazhdojmë t’i përmbahemi vazhdimisht masave të mbrojtjes së coronavirusit.

Vaksinimi vijon si faza e fundit e luftës kundër coronavirusit.

Advertisement

Po presim 8.000 vaksinat e para shumë shpejt, nga kompania Pfizer, të cilat sigurohen me ndihmën e Serbisë fqinje”, thonë nga LSDM.

Përveç kësaj, shtojnë nga atje, doza të reja të vaksinës do të mbërrijnë muajin tjetër në mënyrë që imunizimi të fillojë së shpejti./Telegrafi/

The post LSDM: Shumë shpejt presim vaksinat nga Pfizer, të siguruara nga Serbia appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy