LSDM: Shteti është gati për procesin e negociatave me BE-në, i cili sjell përfitime të shumta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vazhdojmë në rrugën evropiane, vendi është i gatshëm për procesin e negociatave me BE-në, i cili sjell përfitime të shumta, që qytetarët e Republikës së Maqedonisë të jetojnë si të gjitha kombet e tjera të Bashkimit Evropian, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Pas 17 vitesh pritje realizohet një tjetër përcaktim strategjik i vendosur në ditën e pavarësisë dhe ai është anëtarësimi i plotë në BE. Ne hyjmë në BE si maqedonas, të cilët flasin gjuhën maqedonase, me identitet të mbrojtur, veçori historike dhe kulturore.

Negociatat për anëtarësim në BE nisën me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe menjëherë pas kësaj filloi procesi i skriningut, i cili do të pasohet me hapjen e kapitujve të parë.

Fillon një periudhë pune e vështirë dhe e përkushtuar për reformat, për harmonizimin e ligjit tonë me të drejtën evropiane, për zhvillimin ekonomik, politik, social, cilësinë më të lartë të jetës, standardet e larta për respektimin e shtetit të së drejtës”, theksojnë nga LSDM.

Advertisement

Ndihma e vazhdueshme dhe e shtuar që do të ofrojë Bashkimi Evropian në periudhën e ardhshme, theksojnë nga atje, do t’u mundësojë qytetarëve dhe ekonomisë së Maqedonisë të marrin mbështetje konkrete dhe reale./Telegrafi/

The post LSDM: Shteti është gati për procesin e negociatave me BE-në, i cili sjell përfitime të shumta appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy