LSDM përmes një komunikate shprehet se vazhdimisht ndërmarrin masa dhe politika që sigurojnë standard më të mirë jetësor.

“Edhe në kohë krize, pagat rriten. Për muajin janar 2022, paga mesatare ka qenë 29.980 denarë dhe jemi afër realizimit të një nga premtimet më të rëndësishme, pagë mesatare prej 30.000 denarë”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se LSDM rriti pagat në të gjitha sektorët dhe se kjo do të thotë më shumë para te buxheti i qytetarëve.

“Përveç rritjes së pagave, vërtetim për mbështetjen e standardit të qytetarëve është edhe paketa antikrizë me vlerë prej 400 milionë eurove me çka u ndihmohet qytetarëve dhe kompanive”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post LSDM: Rritëm pagën mesatare në 18.000 denarë dhe mesataren deri në 30.000 denarë appeared first on Telegrafi.